Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp nuk kanë munduar t’i mbajnë emocionet e derbit mes Arsenalit dhe Liverpoolit, pasi kanë pasur një përleshje verbale gjatë pjesës së parë. 

Liverpooli ka fituar me rezultat 1-0 pjesën e parë të ndeshjes derbi të javës së 14-të në Ligën Premier ndaj Arsenalit.

Goli i vetëm në këtë pjesë për Reds u shënua në minutën e 39-të nga Sadio Mane.

Megjithatë, ndeshja ishte e tensionuar dhe e fortë gjatë gjithë 45 minutave dhe këtë e tregon një rast i minutës së 32-të.

Në këtë minutë pati një duel mes Sadio Mane dhe Takehiro Tomiyasu dhe Arteta ndërhyri duke kërkuar karton për sulmuesin e Reds.

Por, ky reagim i Artetas nuk u prit mirë nga Klopp, i cili si duket protestoi dhe foli diçka që e bëri nervoz spanjollin.

Trajneri i Arsenalit pa u menduar vrapoi për t’u përleshur me Kloppin, por gjithçka u neutralizua nga stafi i trajnerëve e gjyqtarët, teksa i gjithë eksesi mbeti vetëm përleshje verbale.

Në fund të incidentit, gjyqtari kryesor Marc Oliver ndëshkoi të dy trajnerët me kartonë të verdhë.