Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Jordanisë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova dhe Jordania janë duke zhvilluar një ndeshje miqësore mes vete.

45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë minimale të mysafirëve, 0-1.

Për Jordaninë shënoi Baha Faisal në minutën e 18-të të ndeshjes.

Kosova regjistroi dy goditje drejt portës me Valon Berishën e Vedat Muriqin, por që asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.

Posedimi i topit në pjesën e parë ishte në anën e “Dardanëve”, 52% me 48%.