Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të madhe në Grupin F, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të pastër 0-2, shkruan Demokracia.com.

“Djajtë e Kuq” për golin e parë u desh të presin deri në minutën e 78-të kur Cristiano Ronaldo gjeti rrugën e golit.

12 minuta më vonë, Sancho “vulosi” fitoren e madhe të Man Unitedit që tani pozicionohet në vendin e parë me dhjetë pikë, tri më shumë se Villarreali.

Ndërkohë, Bayern Munich ka fituar gjithashtu në udhëtim te Dynamo Kievi.

“Bavarezët” ndonëse kohë më parë siguruan kalimin tutje, fituan 1-2 në Ukrainë me golat e Lewandowskit (15’) dhe Coman (43’).

Për vendasit golin e vetëm e realizuan në minutën e 70-të me anë të Garmash.