Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1 në derbin e xhiros së 13-të në BKT Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë me tifozëritë e dy skuadrave të pranishëm në shkallët e stadiumit në Gjilan.

Prishtina kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë, kur Mendurim Hoti dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Gjilani fitoi penallti në minutën e 67-të, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Gerhard Progni.

Gjilani me këtë pikë të fituar ngritët në vendin e dytë me 22 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë.

Ndeshjen e radhës Gjilani do ta luaj në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina para tifozëve të vet pret Dukagjinin e Klinës.