Roma ka dy prioritete për merkaton e janarit dhe Jose Mourinho po kërkon që ato të mbyllen sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, drejtuesit e Romës i kanë premtuar portugezit dy ndërhyrje. Një është në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tjetra në mesin e fushës.

Kështu, Tiago Pinto ka bërë gati listën me lojtarët që mund të afrojë në këto reparte. Në listë krye të listës ndodhet emri i Bereszynski nga Sampdoria. Megjithatë, drejtuesit po hezitojnë për shkak se mbrojtësi polak konsiderohet si një bast për momentin ku është Roma.

Ata po mendojnë që në vend të tij të afrojnë Diogo Dalot, një njohje e vjetër e “The special one”. Dyshja ka punuar bashke te Manchester United dhe një afrim i tij te Roma do t’i kënaqte të gjithë.

Emri tjetër vjen nga Gjermania dhe është Henrichs i Leipzig. Mbrojtësi ka karakteristika të ngjashme me ato të Karsdrop dhe afrimi i tij do të ndihmonte ekipin që mos të humbasë në cilësi gjatë kohës kur Mourinhos i nevojitet tranzicion në ekip.

Ndërkohë, i fundit në listë, por jo për nga rëndësia është edhe mbrojtësi i Arsenal,  Calum Chambers. Sakaq, drejtuesit e Romës ende nuk kanë nisur bisedime zyrtare për asnjë nga lojtarët dhe pritet që gjithçka të konfirmohet në merkaton e janarit.