NYON, SWITZERLAND - AUGUST 2: A view of the UEFA Champions League trophy during the UEFA Champions League 2021/22 Play-offs Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on August 2, 2021, in Nyon, Switzerland. (Photo by Richard Juilliart - UEFA/UEFA via Getty Images)

Pas tetë ndeshjeve të mbrëmshme, edhe sonte do të kemi emocionet që ofron vetëm Liga e Kampionëve.

Sonte, poashtu, luhen tetë ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e sontme luhet në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A, teksa në këtë grup luhet edhe ndeshja Brugge – Leipzig.

Ndeshja tjetër në vëmendje është në Madrid mes Atleticos dhe Milanit, e vlefshme për grupin B, teksa në këtë grup, Liverpooli sfidon Porton në “Anfield”.

Në grupin C, Besiktasi e pret Ajaxin në Stamboll, kurse Sportingu luan në Lisbonë ndaj Dortmundit.

Dhe në grupin D, Interi sfidon Shakhtar Donetskun, kurse Real Madridi udhëton në Moldavi për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit.

Vlen të ceket se sonte luhet edhe ndeshja e grupit C në Ligën e Evropës mes Spartak Moskës dhe Napolit të Amir Rrahmanit.