Skuadra e Empolit u mposht nga Verona në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 13’të të Serie A.
Takimi përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të vendasëve, me golat e shënuara nga Barak, Tameze dhe Romagnoli për Empolin.
Për Empolin u paraqitën edhe treshja shqipare, Bajrami, Ismajli dhe Asllani.
Nedim Bajrami u inkuadrua në minutën e 57’të të takimit dhe u vlerësua me notën 6.7
Teksa, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani u inkuadruan në minutën 84, përkatësisht 75’ dhe u vlerësuan me notën 6.3 dhe 6.5.

Empoli rënditet në pozitën 11 me 16 pikë, ndërsa Verona në pozitën 9 me 19 pikë.



























