Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Skënderaj dhe Gjilan, sot në mesditë u zhvilluan dy ndeshje.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Ballkani regjistroi fitore 0:1 ndaj Drenicës.
Golin e vetëm dhe të fitores për suharekasit e realizoi Bajram Jashanica në minutën e 50-të.
Kurse, në ndeshjen tjetër, Gjilani fitoi me rezultat 3:1 ndaj Malishevës.
Progni (’45), Razak (’77) dhe Dabiqaj (’81) realizuan për Gjilanin, kurse H.Hyseni shënoi për Malishevën (’14).



























