S

kuadra e Southampton barazoi ndaj Brightonit 1-1, derisa ishte duke triumfuar deri në minutat e fundit me golin e sulmuesit shqiptar, Armando Brojës.

Broja i dha avantazhin skuadrës vendase duke realizuar një gol mjaft të bukur pas një driblimi të suksesshëm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke gjetur rrjetën në minutën e 29-të.

Golin e barazimit për Brighton e shënoi francezi Neal Maupay 90+8. 

Broja u zëvendësua në minutën e 81’të dhe nga SofaScore u vlerësu me notën më të lartë 7.5.

Aktualisht skuadra e Southamptonit ndodhet në vendin e 14 në Premier Ligën angleze duke grumbulluar 16 pikë.