Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Young Boys në Ligën e Kampionëve ka shënuar një moment tejet emocional.
Futbollisti legjendar uellsian, Robbie Savage ka veshur me krenari dikur fanellën e Manchester Unitedit dhe tani djali i tij, Charlie ka debutuar me skuadrën e parë.
Robbie, që tani punon si komentator për “BT Sport”, ka njoftuar për inkuadrimin e djalit të tij 18-vjeçar në ndeshje.
Ai nuk i fshehi emocionet në transmetim, kur Matt hyri në lojë në minutën e 89-të..
“Charlie Savage hyn në lojë në vend të Juan Mata. Çfarë momenti për mua, nënën, gjyshen dhe gjyshin e tij, por më e rëndësishmja për këtë djalë. Jam shumë krenar”, tha Robbie në mes të tjerash gjatë transmetimit.




























