Përballja e Real Madridit ndaj PSG-së është padyshim ndeshja më interesante e raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve, ku Lionel Messi do rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Për ‘Marca’, Messi ka thënë se nuk ka rëndësi ngase qëllimi kryesor mbetet të fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Qëllimi i PSG-së është Liga e Kampionëve. Është qëllimi i të gjithëve. Është garë e veçantë për të gjitha skuadrat e mira”, nënvizoi ai.

Image

Ndërkohë, përballja e parë mes dy gjigantëve evropianë zhvillohet në “Parkun e Princave” me 15 shkurt 2022.