Borussia Dortmund duket se do të befasojë përsëri botën e futbollit pothuajse një vit pas blerjes së Haaland nga Salzburg.

Verdhezinjtë, në fakt, kanë arritur marrëveshjen me një tjetër talent të klubit austriak.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Karim Adeyemi, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid, Barcelona, Bayern, Juventus, Inter dhe Atletico Madrid.

Liverpool make new enquiry into Karim Adeyemi - who will "definitely" move  - Liverpool FC - DailyNationToday

Sipas Bild, Dortmund është shumë afër mbylljes së marrëveshjes, pasi verdhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin.

Salzburg kërkon 40 milionë euro, por Borussia është e gatshme të paguajë vetëm 35 milionë.