Janë zhvilluar sot tre ndeshje të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll, të cilat ashtu siç është pritur kanë sjellë lojë mjaft interesante dhe joshëse.
Vëmendja ishte në Lipjan ku u ballafaquan Llapi e Prishtina dhe pas një loje spektakolare me pesë gola të shënuara, skuadra e Llapit ka triumfuar me rezultat 3:2.
Goli i fitores ka ardhur në minutat shtesë nga Kushtrim Shabani për ta bërë festën shumë të madhe në kampin llapjan që dorën në zemër sot e ka dashur më shumë fitoren dhe me meritë e mori atë.
Një ndeshe joshëse u zhvillua në Gjilan ku u ndeshen Drita e Ulpiana. Pas një lufte të madhe në fushën e mbuluar nga balta skuadra, Drita ka fituar me rezultat 3:1 dhe atë fal një penalltie të diskutueshme ku pas më shumë se pesë minutave shikuar në VAR u akordua dhe Fazliu shënoi për rezultatin 2:1.
Një fitore shumë më të lehtë se sa është pritur e ka shënuar Drenica që e ka mposhtur ne Drenas, Feronikelin me rezultat 0:2.




























