Në momentin që mori ftesën, thotë se nuk u mendua dy herë të bashkohej me Kosovën. Gardian i ri i ekipit Dardan në hendboll do të jetë 20-vjeçari perspektiv Elvir Muqa Kulic. Ai thotë se të parët që e ftuan ishin Izet Gjinovci dhe Muhamet Arifi nga federata, duke e pyetur nëse pranon të luajë për Kosovën.
20-vjeçari thotë se nuk u mendua shumë, duke thënë po, kurse nëna e tij kishte kërcyer nga gëzimi dhe ishte lumturuar që do të luajë për Kosovën.
Elviri ka lindur në Suedi, babanë e ka boshnjak e nënën kosovare. Aktualisht luan në ligën e dytë suedeze te ekipi Torslanda.
Kosova do të ketë grumbullim këto ditë, më pas në vikend udhëton në Podgoricë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kuvajtit, të premten dhe të dielën.



























