Sulmuesi i Bayernit Munchen Robert Lewandowski, e ka fituar çmimin “Lojtari i Artë” çmim i cili ndahet nga gazeta italiane “Tuttosport”.

Ai nuk arriti sivjet që ta fitonte çmimin më kryesor “Topi i Artë”, pasi që “France Football” vendosi që këtë çmim t’ia jepte për herë të shtatë Lionel Messit.

Lewandowski ishte i pafat po ashtu edhe në vitin 2020-të pasi që ceremonia ishte anuluar për shkak të COVID-19.