Në mesditë, (ora 12) në selinë e UEFA-s në Nion do të hidhet shorti për të 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve. Shumica e favoritëve kanë kaluar fazën e grupeve, por në grupin e pasagjerëve në pjesën pranverore të kompeticionit do të mungojë një skuadër e madhe si Barcelona. Për herë të parë pas 21 vitesh, katalanasit nuk do të luajnë në fazën e eliminimit.
Në fazën e 16-të do të luajnë 4 skuadra nga Anglia, 3 nga Spanja, 2 nga Italia, Franca dhe Portugalia dhe nga një nga Gjermania, Holanda dhe Austria. Një kuriozitet është fakti se për herë të parë që nga krijimi I Ligës së Kampionëve, në grupe janë tre skuadra që kanë përfunduar me maksimum 18 pikë në fazën e grupeve – Bayern Munihu, Ajaksi dhe Liverpulli.
Bartësit: Ajaksi (Holandë), Bajern Munihu (Gjermani), Juventusi (Itali), Liverpulli (Angli), Lillë (Francë), Man. Siti (Angli), Man. Junajted (Angli), Real Madrid (Spanjë).
Jo bartësit: Atletiko Madrid (Spanjë), Benfika (Portugali), Çellsi (Angli), Interi (Itali), Paris Sen-Zhermeni (Francë), Red Bull Salzburg (Austri), Sporting Lisbonë (Portugali), Viljaarreal (Spanjë).




























