Pierre-Emerick Aubameyang ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në aeroportin “El Prat”.

Barcelona është e gatshme të mbyllë nënshkrimin me lojtarin e Arsenalit, dhe pritet firma me katalanasit.

Me gjasë është kaluar në këtë zgjidhje për sulmin blaugrana, duke pasur parasysh refuzimin që hasën në marrjen e Alvaro Morata.

Gabonezi do të jetë një lojtar i ri i Barçës, ndërsa drejtuesit po punojnë më kujdes për të mbyllur këtë marrëveshje pa peshuar shumë te financat e tyre.

Mësohet se futbollisti i Arsenalit, sipas “Sport”, ka pranuar të zbarkojë në “Camp Nou” me një ulje të konsiderueshme rroge, krahasuar me atë që merr në Londër.