Kingsley Coman duket se ka arritur t’i sigurojë vetës një kontratë tejet të majme.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, lojtari francez pritet që shumë shpejtë të vendos lapsin mbi letër, për të konfirmuar qëndrimin te Bayern Munichu.

Mediumi francez bën të ditur se Coman do të përfitojë rreth 17 milionë euro në vit, duke u bërë kështu lojtari i tretë më i paguar në klub.

Kontrata aktuale e mesfushorit ofanziv skadon në vitin 2023, andaj Bavarezët duan që ai të qëndrojë edhe më tej në Allianz Arena.

Disa klube të mëdha evropiane si Paris Saint-Germain, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, janë të interesuara për shërbimet e tij.

Por, Bayerni dëshiron ta blindojë lojtarin dhe nuk e ka problem që ta bëjë njërin ndër lojtarët më të paguar të skuadrës. /