Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb Novak Djokovic, ka reaguar i revoltuar pas refuzimit të vizës për të marrë pjesë në turneun “Australian Open”. Srdjan Djokovic ka çuditur paksa me deklaratën e tij, duke e quajtur këtë si një “;tentim për vrasje” ndaj tenistit të njohur.

Babai i tij, Srdjan, u ankua ndaj vendimit të qeverisë Australiane për ta dëbuar atë vetëm një ditë para se të niste turneu Australian Open, në të cilin Djokovici po shpresonte ta thyente rekordin për më së shumti grand slam tituj.

“Tentimi për ta vrarë atletin më të mirë në botë ka përfunduar. 50 plumba në gjoksin e Novakut. Shihemi në Paris”, tha Srdjan.

34-vjeçari, i cili e ka kundërshtuar vaksinën kundër Covid-19 edhe publikisht, u ndalua nga zyrtarët kufitarë të Australisë menjëherë pasi arriti në Melbourne më 6 janar dhe ka qëndruar 10 ditë në ankth për vendimin e gjykatës.

Djokovic u mbajt dy herë në një qendër ndalimi për emigrantët dhe një herë e fitoi gjyqin për marrjen e vizës, por më vonë ministrja e Imigrimit Alex Haëke ia anuloi vizën atij për herë të dytë, duke e detyruar Djokovic të largohet përfundimisht nga Australia, ndërsa rrezikon të ndalohet në Astrali për 3 vite.

Djokovic, i cili është i pavaksinuar, mund të mos lejohet të futet as në Francë për grand slamin French Open në maj, nëse qeveria franceze e miraton ligjin që ua ndalon hyrjen në vend të huajve të pavaksinuar.