MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 06: Bruno Fernandes of Manchester United reacts after Manchester City score their first goal of the game during the Carabao Cup Semi Final match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on January 06, 2021 in Manchester, England. The match will be played without fans, behind closed doors as a Covid-19 precaution. (Photo by Peter Powell - Pool/Getty Images)

Mesfushori Bruno Fernandes ka dëshmuar kualitetin që prej kalimit te Man United nga Sporting në janarin e vitit 2020, por negociatat për rinovimet e kontratës kanë ngecur.

Portugezi që shënoi dy herë ndaj Aston Villas, deri me tani ka realizuar shtatë këtë edicion dhe 47 në total.

Mirëpo, sa i përket pagesës paguhet më pak se kolegët, pasi fiton vetëm 100 mijë euro në javë.

Cristaino Ronaldo u bë lojtari më i paguar me rikthimin në “Old Trafford” dhe fiton katër herë më shumë se Fernandes.

“The Athletic” raporton se Fernandes ka refuzuar një kontratë të ofruar nga “Djajtë e Kuq” para vitit të ri.

Bisedimet pritet të mos vazhdojnë deri në maj, ku Man United do mësojë nëse janë kualifikuar për sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Raporti shton se Fernandes dëshiron të jetë ndër më të paguarit në “Old Trafford”, ngase fiton vetëm gjysmën në krahasim me disa lojtarë të tjerë, si treshja Anthony Martial, Paul Pogba dhe Edinson Cavani që janë në vitin e kontratës.

Përpos tyre, edhe Raphael Varane dhe Jadon Sancho fitojnë dyfishin e pagës së mesfushorit.