Real Madridi triumfoi në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 4:1, duke fuqizuar vendin e parë në elitën e futbollit spanjoll, në një ndeshje ku shkëlqyen Benzema e Vinicius me nga dy gola.

Megjithatë, gjatë pjesës së parë, penalltia e akorduar në të mirë të Real Madridit ishte mjaft diskutabile.

Lidhur me këtë reagoi klubi i Valencias, duke e quajtur vjedhje dhe krahasuar me serialin e famshëm, La Casa de Papel.

“Vjedhjet në Madrid kanë filluar të përsëriten”, shkroi Valencia, duke e përmendur serialin e famshëm, La Casa de Papel.

Pas kësaj ka reaguar edhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

“Mos e thuaj me zë të lartë sepse mund të të dënojnë”, reagoi Pique.