Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sonte do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme.

Në kuadër të kampanjës eliminatore për Kampionatin Botëror, “Dardanët” luajnë ndaj Turqisë.

Ndeshja luhet në Prishtinë nga ora 19:15.

Kurse, ndeshja e radhës është në udhëtim kundër Belgjikës.

Gjasat për kalim tutje ekzistojnë, por janë të vogla tashmë.