Bayern Munich është duke kaluar një krizë të lojtarëve ku tetë futbollistë janë diagnostifikuar me Covid 19, transmeton VAR Kosova.

Për këtë arsye, trajneri Julian Nagelsmann ka ftuar 16 vjeçarin nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, i cili gjendej me kombëtaren e Gjermanisë U17 në Spanjë.

Ibrahimovic është i lindur në Nurmberg të Gjermanisë, në vitin 2005 teksa prindërit e tij janë nga Kosova.

Që kur ishte pjesë e grupit të të rinjve në kampusin e Bayernit, Ibrahimovic është cilësuar si një nga talentet e rinj më të vlerësuar në klub, duke u ngjitur shpejt nëpër grupmoshat. Adoleshenti bëri debutimin e tij për ekipin U17 të Bayernit në moshën vetëm 14 vjeç, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar tre herë në pesë paraqitje sezonin e kaluar. Pavarësisht se është vetëm 15 vjeç, ai është pjesë e ekipit U19 në sezonin 2021/22, ku ka shënuar 4 gola në 10 paraqitje.

“Epo, unë luaj në sulm dhe shënoj disa gola. Por ai (Zlatan Ibrahimovic) është pak më i mirë se unë. Më vonë do të doja të bëhesha një futbollist profesionist, por kjo do të marrë kohë. Deri atëherë, dua të luaj mirë me ekipin. dhe të shënoj shumë gola” – tha ai në një intervistë gjatë verës për kanalin zyrtar të Bundesligës.