Liverpooli është nikoqir i Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte shtyrë shkaku i rasteve pozitive me Covid-19 dhe ai do të luhet sonte në Anfield.

Megjithatë dy klubet pritet të dhurojnë spektakël në Anfield, në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

The Reds në këtë takim do të jenë pa treshen afrikane Mohamed Salah, Sadio Mane e Naby Keita që janë në Kupën e Afrikës, derisa nuk do të paraqitet as Thiago Alcantara shkaku i lëndimit.

Te Arsenali mungojnë afrikanët Pierre Emerick Aubameyang, Thomas Partey, Nicolas Pepe e Mohamed Elneny.

Tanimë dy trajnerët, Jurgen Klopp i vendasve dhe Mikel Arteta i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Arsenal: Ramsdale, Cederic, White, Gabriel, Tierney, Xhaka, Saka, Lokonga, Lacazette, Martinelli, Nketiah.