Pas lajmit se vendimi për pranimin apo refuzimin e vizës së Djokovic do të merret të hënën, tenisti numër 1 në botë do të qëndrojë i izoluar në hotelin Park në Melburn, transmeton VAR Kosova.
Së fundmi mësohet se atmosfera në afërsi të hotelit nuk është aspak e qetë. Cait Kelly, gazatare e The Guardian, raporton se dy persona janë arrestuar për protesta.
Nëpër ambientet e hotelit, një grup tifozësh serbë kërcejnë dhe këndojnë për të treguar mbështetjen e tyre për tenistin serb.
Disa nacionalistë serbë, kanë kënduar jashtë hotelit edhe këngë shoveniste për Kosovën, teksa janë parë duke veshur triko që ndërlidhen me lëvizjen ultranacionaliste çetnike serbe.




























