Vedat Muriqi ka zbarkuar në Spanjë dhe pritet vetëm zyrtarizimi te Mallorca, ku do të nisë edhe eksperiencën e tij të re në La Liga.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës u largua nga skuadra e Lazios, skuadër që nuk mundi të gjente minutat e kërkuara dhe për këtë arsye vendosi të pranonte ofertën e skuadrës spanjolle.
Muriqi ka thënë edhe fjalët e para për “IB3”: “Jam mjaft i lumtur që jam këtu. Mezi pres të nis të ushtroj me shokët e rinj të skuadrës”.
27-vjeçari u huazua në Mallorca deri në fund të sezonit, me mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit, nëse përfaqësuesi kosovar e tregon veten në Spanjë.




























