Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është lojtari më i ri i skuadrës së Mallorca në La Liga.

Vetëm para pak minutash është prezantuar nga skuadra në një mënyrë të veçantë dhe vërtet interesante.

Muriqi u largua nga Lazio pasi nuk kishte hapësirat e dëshiruara te skuadra italiane, ndërsa në Spanjë është i huazuar deri në fund të sezonit me Mallorcan që ka të drejtën e blerjes së sulmuesit në merkaton e verës.