Levante ka shënuar fitore të madhe në luftën e saj për mbijetesë, duke e mundur Atletico Madridin në kryeqytetin spanjoll.

Levante ka fituar minimalisht 0:1 ndaj Atleticos në “Wandametropolitano”.

Melero e ka realizuar golin vendimtar për mysafirët në minutën e 54-të të takimit.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi ishte në fushë nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 62-të.

Levante përkundër humbjes mbetet në pozitën e fundit tabelore me 14 pikë, ndërsa Atletico zë vendin e katërt me 39 pikë, teksa mbetet shumë larg nga Real Madridi që është lider.