Atletico Madridi është nikoqir i Levantes në Estadio Wanda Metropolitano për sfidën e vlefshme të kampionatit spanjoll.

Los Rojiblancos mbajnë vendin e pestë në renditje me 39 pikë, aq sa ka Barcelona një vend më lartë.

Ndërsa Levante është skuadra e fundit në tabelë dhe me shumë mundësi në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në LaLiga 2.

Lojtarët q do të luajnë nga fillimi i ndeshjes janë përzgjedhur nga trajnerët Diego Simeone dhe Alessio Lisci.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Marcos Llorente, Savic, Gimenez, Reinildo; Koke, Kondogbia, De Paul, Lemar; Correa, Cunha.