Barcelona sonte debuton në Ligën e Evropës pas shumë vjetësh në ndeshjen e raundit të 1/16 së finales.
Katalunasit nuk do ta kenë aspak lehtë, sepse takohen kundër një nga ekipet më të forta në Europa Ligë – Napolin.
Dy skuadrat e mëdha evropiane kërkojnë vetëm fitore që të kenë avantazhin edhe për ndeshjen kthyese.
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës pritet të startojë nga minuta e parë për skuadrën italiane.
Takimi në mes Barcelonës dhe Napolit luhet në “Camp Nou” dhe fillon nga ora 18:45.
Ndeshja transmetohet LIVE në platformat Kujtesa dhe ArtMotion, më saktë në ArtSport 1.





























