Vedat Muriqi tashmë ka kryer stërvitjen e parë me klubin e tij të ri, Mallorca.

Muriqi u zyrtarizua mbrëmë nga skuadra spanjolle, ku do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit.

Kosovarin që në ditën e parë është mirëpritur që nga trajneri dhe bashkëlojtarët.

Zyrtarizimi u bë në mënyrë të veçantë nga ana e klubit.

“Na falni për vonesën, veçanërisht ti, Vedat”, thuhej në njoftimin e Mallorcas.

Ai është huazuar deri në fund të sezonit, por Mallorca do të ketë të drejtë ta blejë kartonin e plotë nëse arrin ta tregojë vetën në La Liga.

Image
Image