Ditën e mërkurë (dje) futbolli shqiptar dhe jo vetëm u trondit nga lajmi për vdekjen e lojtarit Aleksandër Lambi.

21-vjeçari humbi jetën në fushën e lojës në një ndeshje në Greqi, kur ra në tokë pa ndjenja, njoftojnë mediat greke.

Së fundmi media greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë këtij momenti tragjik.

Futbollisti shqiptar u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.