Fenerbahçe është eliminuar nga Kupa e Turqisë të martën në mbrëmje nga Kayserispori që fitoi 1:0 në 1/8 e finales.

Përderisa te Kayesrispori festa ishte e madhe, vazhdojnë kritikat drejt futbollistëve të Fenerbaçes, që sivjet kanë mbetur prapa edhe në luftën për titull kampioni.

Mërgim Berisha ishte në qendër të kritikave. Berisha pati disa mundësi shënimi në duelin kundër Kayserisporit, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Mediumet turke kanë shkruar të mërkurën se tifozët e skuadrës kanë shprehur pakënaqësinë duke thirrur emrin e sulmuesit shqiptar.

Ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të klubit, Ali Koç.

Fenerbahçe në ligë ka 20 pikë më pak se Trabzonspori lider, dhe është në vendin e gjashtë.

Ndërkohë, Berisha nuk po e gjen formën e mirë të cilën e pati te Salzburgu.

Në 23 ndeshje të këtij edicioni në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë.