(E përditësuar 13:00) – Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.

Në çerekfinale e mposhti me uazari Rashid Mammadaliyev të Azerbajxhanit.

(E përditësuar 12:30) – Tjetër hedhje mjeshtërore nga Akil Gjakova, këtë herë ndaj japonezit

Akil Gjakova e ka fituar edhe luftën e dytë në Paris.

Me hedhje mjeshtërore e mposhti  japonezin Shusuke Uchimura. Akili është në çerekfinale.


Gjakova fiton me Ippon të bukur

11:02) – Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë në Grand Slamin e Parisit. 

Akili realizoi super-hedhje në luftë me Jean Peter të Francës. Lufta i takoi xhiros së dytë në kategorinë deri 73 kilogramë. Akili realizoi fitoren me Ippon për 1:36 minuta.

Ndërkohë Erza Muminoviq u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.