Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin njoftoi sot se tifozëve të skuadrave pjesëmarrëse në finalet e Champions League dhe Europa League do t’u ofrohet një numër i konsiderueshëm  biletash falas për këto dy finale.

Arsyeja se përse Ceferin po e bën këtë gjë është se dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë pandemisë.

Çdo ekip finalist do t’i përdorë këto bileta për të shpërblyer tifozët e tyre besnikë.