Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, sot është takuar me drejtuesit e klubit të njohur S.C. Braga, shkruan VAR Kosova.

Kryeziu, i cili përfaqëson Kosovën në Portugali nga viti 2019, ka mbajtur një takim me drejtuesit e klubit portugez, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimeve të ardhshme mes Bragës dhe Kosovës në shumë fusha të futbollit, si për lojtarë ashtu edhe për trajnerë.

Në takim gjithashtu është folur edhe për mundësitë që klubi portugez të hap një akademi në Kosovë, si formë e thellimit të bashkëpunimit.

Kujtojmë që SC Braga është një ndër klubet më të njohura në shtetin iberik, ku ka fituar pesë trofe nacional.

Këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Carlos Carvalhal, ndodhet në pozitën e katërt me 46 pikë të grumbulluara./VAR Kosova/