Russia's forward Artem Dzyuba looks on during the UEFA EURO 2020 Group B football match between Russia and Denmark at Parken Stadium in Copenhagen on June 21, 2021. (Photo by Jonathan NACKSTRAND / POOL / AFP) (Photo by JONATHAN NACKSTRAND/POOL/AFP via Getty Images)

Artem Dzyuba, kapiteni i Rusisë, ka kërkuar të mos grumbullohet nga kombëtarja e vendit të tij për shkak të situatës në Ukrainë.

Sulmuesi i Zenit më parë është sulmuar me deklarata nga futbollistë të Ukrainës, të cilëve ai u kthye edhe një përgjigje.

Trajneri i Rusisë, Karpin, ka deklaruar: “Të dielën folëm në telefon me Artem dhe na siguroi se do që të luajë me skuadrën kombëtare.

Për momentin, për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërt, kërkoi falje dhe kërkoi që për arsye familjare të mos grumbullohej kësaj radhe.

Kemi rënë dakord që të qëndrojmë në kontakt me të dhe të ndjekim paraqitjet e tij me Zenitin”.