Arsenal ka mundur 1-0 Aston Villan në javën e 30-të të kampionatit anglez dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara në luftën për vendin e katërt.

Topçinjtë, në fakt, mbajnë vendin e katërt me 54 pikë, katër më shumë se Manchester United i vendit të pestë, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më shumë se londinezët.

Takimi i luajtur në Villa Park është vendosur në pjesën e parë. Ka qenë një gol i Saka në minutën e 30-të që i ka dhuruar fitoren dhe tri pikët skuadrës së Artetas.

Bukayo Saka (20 vjeç e 195 ditë) është lojtari anglez më i ri që shënon pesë gola në transfertë në një sezon të Premier League me Arsenal-in. Ai i shënuar nga Saka ka qenë goli numër 2000 i Arsenal-it në Premier League, me Topçinjtë që janë bërë skuadra e tretë që e arrin këtë shifër pas Man Utd.