Gjilani ka bërë një tjetër hap fals në luftë për titull pasi ka barazuar me rezultat 0:0 ndaj Malishevës, në sfidën e zhvilluar sot në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshje trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi për Artsport ka thënë se orari i ngjeshur ka bërë që skuadra e tij të ndihet e lodhur.

“Kjo është ndeshja e 5’të që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premierligë nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium. Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premierligë, as të Manchester City dhe Liverpooli“, përfundoi Ismet Munishi.