Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është trajneri më i paguar në të gjithë futbollin evropian, sipas L’Equipe.

Argjentinasi fiton një pagë mujore prej 3.33 milionë euro.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i dyti me 1.89 milionë euro, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i treti me 1.49 milionë euro, trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, i katërti me 1.49 milionë euro dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i pesti me 1.17 milionë euro.

Trajneri i dytë me të ardhurat më të larta në La Liga është trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti me 910 mijë euro.