“Ethet” e derbit më të madh në Kosovë kanë filluar të ndihen te qytetarët e Gjilanit. Kanë mbetur pak 24 orë deri në kohën kur dy skuadrat e këtij qyteti Drita dhe Gjilani synojnë “shtafetën” e kryeqendrës së Anamoravës.

Sot me fillim nga ora 13:00, rrugët e qytetit çojnë në drejtim të stadiumit, ku dy skuadrat rivale synojnë të ngjyrosin qytetin me njërën nga ngjyrat që simbolizojnë dy klubet.

Dy skuadrat e qytetit sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre “Intelektualët” dhe “Skifterat” përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna e cila nuk ka munguar asnjëherë.

Drita dhe Gjilani do të ballafaqohen në derbin numër 39-të në histori.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakqori, Fazliu, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Tahiri

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Useini, Dabiqaj, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi.