Mediumi britanik “The Guardian”, ka publikuar një shkrim të mërkurën, për futbollistët që kanë përqindjen më të lartë të ndeshjeve të luajtura për shtetet e tyre.
Ka shumë yje që përmenden në tekstin e gjatë të mediumit britanik, e ndër ta janë edhe futbollistët e Kosovës që bëjnë karrierë në ligat evropiane të futbollit. Aty përmendet edhe emri i Fatos Beqirajt.
“Kam parë një statistikë që Luka Modriq ka luajtur rreth 42% të të gjitha ndeshjeve ndërkombëtare të Kroacisë. Në këtë kërkim, kam gjetur një lojtar që mund ta tejkalojë këtë statistikë. Fatos Beqiraj i Malit të Zi me 67.5% të ndeshjeve të luajtura, por a është dikush tjetër që ka luajtur më shumë ndeshje me shtetin e vet?”, thuhet në hyrje të shkrimit.
Dara O’Reilly ka shkruar se që prej pranimit në FIFA në vitin 2014, Kosova i ka zhvilluar 62 ndeshje ndërkombëtare.