Gjilani ka bërë një tjetër hap fals në luftë për titull pasi ka barazuar me rezultat 0:0 ndaj Malishevës, në sfidën e zhvilluar sot në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani ishte llogaritur favorit po kjo nuk i ndihmojë të marrë tri pikët e plota dhe kjo mund t’i kushtojë shumë në luftë për vendin e parë, pasi Ballkani me një fitore eventuale nesër ndaj Drenicës, mund të krijojë një diferencë më të madhe. Duhet pranuar që Gjilani ka qenë me fat këtë herë pasi në minutën e katërt të lojës shtes Malishevësi i është anuluar nja gol për pozitë jashtë loje.

Në takimin tjetër mjaft joshës, Dukagjini  e ka mposhtur Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:2 me realizator Ahmed Januzin që i shënoi të dy gola.

Në rezultat befasues ka ndodhur në Drenas, ku Feronikeli e Ulpiana kanë barazuar me rezultat 2:2, rezultat ky që nuk i konvenon asnjërës skuadër dhe Ulpiana tashmë do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën.