Fluminense doli e mposhtur nga finalja e Copa Libertadores ndaj ekipit nga Paraguaji, Olimpia Asuncion teksa nuk u treguan të saktë në goditjet nga pika e bardhë. Protagonist negativ për Fluminense ishte Felipe Melo, teksa gafa e mesfushorit nga penalltia rezultoi vendimtare në fatet e takimit.

Në këtë formë, tifozët brazilianë nuk ia falën gabimin ish-lojtarit të Juventus dhe Inter në Itali, teksa me të mbërritur në aeroport, ultrasit kërkuan një ballafaqim me 38-vjeçarin.

Tonet dhe nervat ishin të larta dhe shpejt situata doli jashtë kontrollit, ku pas konfliktit me Melon, tifozët u bënë edhe më të ashpër teksa nisën një përplasje fizike me forcat e sigurisë duke shkaktuar një rrëmujë në aeroport, ndërsa edhe njëherë tjetër, Melo bëhet protagonist negativ.

https://streamable.com/uzm5wt