Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në FA Cup në Angli vazhdojnë mbrëmjen e sotme.

Liverpooli e mirëpret skuadrën e Norwich Cityt në “Anfield Road”.

Milot Rashica me shokë e vizitojnë sërish Liverpoolin vetëm pak kohë pasi u përballën në Premierligë. Madje, Rashica realizoi një gol të bukur në atë përballje.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës starton sërish në këtë përballje ndaj “Të Kuqve”.

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Norwich Cityt nis nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Milner, Konate, Gomez, Tsimikas, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Jones, Minamino, Jota, Origi.

Norwich City: Krul, Byram, Zimmermann, Gibson, Giannoulis, Normann, Rupp, Lees-Melou, Placheta, Rashica, Pukki.