Ish-trajneri i Norwich Cityt, Daniel Farke, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit rus, Krasnodar, të mërkurën, një javë pasi nisi pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Krasnodari ka thënë se klubi dhe Farke “kanë arritur shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme”, dhe se bashkë me të do të largohen edhe tre asistentët e gjermanit.Farke ka qenë në krye të detyrës vetëm për shtatë javë pasi u transferua në muajin janar dhe nuk e drejtoi skuadrën në asnjë ndeshje, për shkak të pushimit dimëror në Rusi dhe arsyeja e dytë, shtyrja e ndeshjes së Krasnodarit javën e kaluar kur nisi pushtimi. Ishte puna e tij e parë qëkur u shkarkua nga Norwichi në muajin nëntor.Të martën nga posti i trajnerit të skuadrës së Lokomotivës së Moskës u largua trajneri Markus Gisdol. Edhe Andriy Voronin, trajner asistent te Dinamo e Moskës, u tërhoq për shkak se është ukrainas. Portieri ukrainas, Yaroslav Hodzyur u largua nga klubi rusi, Ural.




























