Që kur la futbollin për t’u bashkuar me brigadat ndërkombëtare në Ukrainë, ish-portieri 29-vjeçar i Legnanos, Pro Patrias dhe Bra, Ivan Luca Vavassori, ka dokumentuar luftën në TikTok. Në videon e fundit të postuar, i riu i lindur në Rusi, por i birësuar nga një familje piemontese në moshën 5-vjeçare, ka njoftuar se do të largohet për një mision “vetëvrasës”. “Kjo do të jetë videoja ime e fundit nuk e di për sa kohë. Nëse ia dal do t’ju njoftoj sa më shpejt. Duke shpresuar që gjithçka të shkojë mirë,” tha ai.
Vavassori thotë se është pjesë e këmbësorisë dhe është një “sulmues”. “Me majorin kemi vendosur që të sulmojmë vetëm, pa ditur askush asgjë. I yni do të jetë një mision vetëvrasës sepse kemi shumë pak njësi kundër një ushtrie të tërë. Do të jetë vetëvrasje totale, por ne preferojmë ta provojmë”, përfundon ai, ndërsa imazhet kalojnë mbi shkrimin “të vdesësh njëzet vjet më parë ose njëzet vjet më vonë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të vdesësh si duhet. Vetëm atëherë fillon jeta.”
Vavassori është djali i birësuar i Alessandra Sgarella, sipërmarrësja e rrëmbyer në Milano në 1997 dhe e mbajtur e burgosur për gati dhjetë muaj në Locride, Kalabri. Vetëm në ditët para rrëmbimit, gruaja dhe burri i saj Pietro kishin vendosur të birësonin Ivan Luca, me origjinë nga Elektrostal, afër Moskës. Më pas Sgarella vdiq në vitin 2011 nga një sëmundje.
@ivanlucavavassori Siamo pronti per morire tentando di fare qualcosa di storico. Forza e Onore ragazzi #ukraine ♬ Le Calin – 斌杨Remix



























