Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë disa ndryshime në ekipet përfaqësuese muajve të fundit.

Nga Përfaqësuesja A e Kosovës është shkarkuar trajneri Bernard Challandes shkaku i rezultateve të dobëta, raporton FrontOnline.

Ndërkaq, në vend të tij u emërua Alain Giresse.

Kurse, te Kosova U21 u shkarkua gjermani Michael Nees, derisa ende nuk është vendosur për pasardhësin e tij.

Nga ana tjetër, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka folur për shkarkimet e dy trajnerëve në fjalë.

Në “Kanal10”, Salihu zbuloi shumën marramendëse të dëmshpërblimit të paguar nga FFK-ja për dy trajnerët.

“Dëmshpërblimi për Challandes ka qenë 240 mijë euro, kurse për Michael Nees 40 mijë euro. Rreth 300 mijë euro i humbën (FFK) për 6-7 muaj”, zbuloi ai.