Përfaqësuesja e Iranit rrezikon një përjashtim të bujshëm nga Kampionati Botëror “Katari 2022”, ka shkruar “Tuttosport” të mërkurën.

Arsyeja është se i pengoi femrat të shohin ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Botëror kundër Libanit.

Rreth 2.000 bileta për këtë ndeshje ishin vënë në dispozicion për femra, por në fund hyrja e tyre në stadium u bllokua.

Ndeshja kualifikuese u zhvillua në Maschad, një qytet në veri të vendit dhe ndalimi i femrave për të ndjekur ndeshjen përfaqësonte një kthim në të kaluarën.

“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit,” shkroi në “Twitter” anëtari i bordit të Federatës së Futbollit të Iranit, Mehrdad Seradschi.

Përjashtimi i mundshëm i Iranit që tashmë është kualifikuar për Kupën e Botës në Katar, është i mundur vetëm në rast të pezullimit ose përjashtimit të federatës iraniane direkt nga FIFA.