Ngjarjet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë të jenë në vëmendjen e gjithë botës, teksa sulmet e rusëve po marrin jetë njerëzish çdo ditë.
Por në një vend lufte në Ukrainë nuk ka vetën luftë, por edhe momente të bukura në situatë të pazakontë.
Ish-kampioni i botës në boks dhe njëkohësisht kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko ka martuar një çift ukrainas, që po lufton për ta mbrojtur artdheun.
Në mes luftës, Klitschko gjeti kohë që të martojë një çift, ndërsa këtë moment e ka ndarë edhe në rrjete e tij sociale.
“Sot urova ushtarët e një prej batalioneve të mbrojtjes së kryeqytetit Lesya dhe Valeria. Ata kanë kohë që jetojnë në një martesë civile, ndërsa tani kanë vendosur të martohen. Ceremonia u zhvillua pranë një prej postblloqeve. Jeta vazhdon! Dhe ne do të mbrojmë jetën e Kievit, shtetit tonë!”, shkroi Klitschko në Twitter.



























